Gruaja e bardhë në Florida arrestohet për vrasjen e fqinjes me ngjyrë pas konfliktit e kërcënimeve (fotot)

07/06/2023 21:53

Një grua në Florida, SHBA është arrestuar dje e akuzuar se ka qëlluar për vdekje me armë fqinjen e saj me ngjyrë, nene e kater femijeve, në një kulminim të konfliktit të tyre gati dy vjeçar teksa gruaja po godiste kërcënueshëm derën e saj.

58 vjeçarja Susan Louise Lorincz, u arrestua për vrasje nga pakujdesia, sulm ndaj personit dhe rrahje ndaj Ajike Oëens, nënë e katër fëmijëve, tha sherifi vendas Billy Woods.

Mediat vendase shkruajnë se autoritetet u vunë nën presion nga administrata liberale për të arrestuar gruan që qëlloi përmes derës së saj kryesore duke vrarë Owens në anën tjetër, e cila kërcënonte dhe godiste derën e shtëpisë.

Në një video të postuar dje në Facebook sherifi vendas tha se nuk ishte një ceshtje e mbrojtjes së territorit tënd ose ‘stand your ground’ siç njihet në SHBA, por thjesht një vrasje.

“Ligji këtu në Florida është i qartë. Dikush mund të mos e pëlqejë, por duhet ta zbatosh”, tha sherifi.

Policia kishte reaguar ndaj një denoncimi për hyrje brenda pronës private mbrëmjen e të premtes në zonën rurale Ocala.

Lorincz tha se kishte vepruar në vetëmbrojtje pasi viktima Owens, 35 vjeçe, po tentonte të thyente derën dhe të hynte me forcë. Ajo shtonte se Owens e kishte përndjekur dhe e kishte sulmuar edhe më parë.

Disa dhjetra protestues me ngjyrë kishin dalë dje jashtë bashkisë së qytetit duke protestuar për ngjarjen, por zyrtarët u bënë thirrje të tregojnë durim për vijimin e hetimeve.

Sherifi tha më tej se Owens u qëllua disa momente pasi kishte hyrë në apartamentin e Lorincz pasi gruaja i kishte bërtitur fëmijëve të Owens që po luanin jashtë në lëndinë.

Por para konfrontimit, Lorincz raportohet se kishte ofenduar fëmijët e viktimës, edhe pse nuk mund të konfirmohej nëse sharjet ishin një motiv për të shtënat.

Lauren Smith, 40 vjeç i cili jeton në anën tjetër të rrugës ku ndodhi ngjarja tha se kishte dëgjuar një prej fëmijëve të thërriste “Më qëlluan nënën, më qëlluan nënën.”

“Ajo  mërzitej gjithmonë për fëmijët që luanin aty, i shante ata”, deklaroi Smith, i cili është i racës së bardhë.

“Kishte shumë agresivitet mes të dyjave, qoftë me trokitje të ashpra në derë, në mure apo dhe kërcënime. Në një situatë të tillë zonjusha Owens u qëllua nga ana tjetër e derës”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/3
Viktima Ajike Owens, nënë e katër fëmijëve

Top Channel