Në procesverbalet e punimeve për ndërtimin e pallatit në vitin 2011, rezulton se supervizori Shaban Karuli të jetë pa liçencë për “Për mbikëqyrje e kolaudim pumimesh”.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha shkruhet se në dokumente ndodhet nënshkrimi i supervizorit Shaban Karuli, i cili rezulton se është pajisur me licencë në 4 prill 2011, i cili rezulton nuk ka qenë i pajisur me licencë nga janari 2011 deri në 4 prill 2011 kur ka nënshkruar procesverbalet dhe punimet dhe një detaj tjetër tregon se në kohën e nënshkrimit ai ka qenë 79 vjeç.
“Nga dokumentacioni rezulton se janë 25 procesverbale të punimeve të maskuara dhe gjendjen e punimeve betonarme nga procesverbali Nr. 1 datë 13 Janar 2011 deri tek procesverbali Nr. 19 datë 12 Korrik 2011, Nr. 21 date 11 Gusht 2011 dhe Nr. 26 date 26 Shtator 2011. Të gjitha procesverbalet e punimeve të maskuara janë nënshkruar nga Tekniku i objektit Ramiz Shehu, përfaqësuesi i skuadrës së betonit, Brigadieri Hekurthyes (emri nuk është i kuptueshëm në akte), Supervizori Shaban Karuli, dhe drejtuesi teknik i shoqërisë “Fakle” shtetasi Nikolaus Treska. Sipas shkresës Nr. 10058/Prot. Datë 10 Janar 2023 te Drejtorisë së Rregullimit të Lejeve, Licencave dhe Monitorimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, rezulton se supervizori Shaban Karuli, i datëlindjes 09 Janar 1932, është i pajsur me licencë Nr. MK2003 “Për mbikëqyrje e kolaudim punimesh”, dhe regjistruar në Regjistrin themeltar që nga data 04 Prill 201 1. Sikurse rezulton shtetasi Shaban Karuli nuk ka qenë i pajsur me liçencë supervizimi, dhe nga Muaji Janar 2011 deri në datën 04 Prill 2011, ka nënshkruar procesverbalet për punimet e maskuara dhe betonarme, për më tepër në kohën e nënshkrimit të procesverbaleve ai ka qenë 79 vjeç. Në datën 26 Shtator 2011, sipas procesverbalit përkatës mbarojnë punimet e maskuara, dhe sipas procesverbalit Nr. 26, datë 26 Shtator 2011, është betonuar soleta e katit të 11 papafingo.
Ne datën 28 Shtator 2011 Këshilli i Rregullimit te Territorit te Bashkisë Durrës me vendimin Nr. 02 datë 28 Shtator 2011, pra pas përfundimit të skeletit betonarme, ka miratuar rikondicionim dhe shtesë 4 kate mbi objektin e miratuar me Vendimin e K.Rr. T. Nr. 03 datë 07 Korrik 2010. Ky vendim është marr nga K.RR.T. pranë Bashkisë Durrës, pa kaluar më parë projekti për mendim në Këshillin Teknik, dhe në procesverbalin e mbledhjes së K.Rr.T. nuk është pasqyruar një fakt i tille. Ne lidhje me këtë fakt ish Sekretarja e Këshillit Teknik pranë Urbanistikës së Bashkisë Durrës shtetasja Rozeta Kovaçi, ka deklaruar se nuk është në dijeni te një fakti të tille, por dhe as nuk është diskutuar në mbledhjen e K.Rr.T. nje problematikë e tillë, ndërkohë që ajo deklaron se ka mbajtur procesverbalin sikurse kanë qenë dhe diskutimet he zhvillimi i mbledhjes.
Nga sa më sipër, rezulton se soleta e katit të 11 papafingo është hedhur në datën 26 Shtator 2011. Pra, konstatohet se ndërtimi në katet 8, 9, 10, dhe 11 (katet shtesë) janë ndërtuar para miratimit nga K.Rr.T. e Bashkisë Durrës, të lejes së dytë të rikondicionimit dhe shtesës së katit. Nga kjo rezulton se edhe nëse ka një leje të tillë të miratuar me vendimin e K.RR.T. pranë Bashkisë Durrës për rikondicionim, ajo thjesht ka legjitimuar ndërtimin pa leje të katër kateve, ndërkohë që nga dokumentacioni rezulton se edhe nëse do të ishte kështu, përsëri leja e ndërtimit të rikondicionimit, nuk është zbardhur në këtë kohë, por vetëm në datën 14 Tetor 2014, dhe si akt administrativ do të duhet te sillte efekte vetëm pas kësaj date”, shkruhet në dosje.
Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat 11 vite më parë në lagjen nr. 5 të Durrësit është bërë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.
Pallati pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Pas hetimeve të nisura nga SPAK një vit më parë, u gjetën shkelje nga ana e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish-zyrtarëve të tjerë. Në pranga ra edhe biznesmeni Fiqiri Faruku, ndërtuesi i pallatit.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin arrestimin e Vangjush Dakos dhe të 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Faruku dhe inxhinieren e kompanisë. Arrest me burg është kërkuar edhe për tre ish punonjëse të Bashkisë së Durrësit.
Personat e akuzuar në këtë dosje janë:
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit, akuzat “ Shpërdorim detyre” dy herë.
Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, akuza “Shpërdorim detyre” dy “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”.
Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k., akuza falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”.
Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, akuza “Shpërdorim detyre” dy herë dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”.
Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, akuza “Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”.
Adrian Bulku, topograf, akzua “Shpërdorim detyre” dy herë dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”.
Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike, akuza “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.
Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, akuza “Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”.
Firzilet Hajdëri, akuza “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.
Diana Dedja, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, akuza “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.
Top Channel