Botërori i minifutbollit/ Shqipëria shkruan historinë, kalon në fazën e grupeve të finaleve

07/06/2023 16:02

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve drejt fazës së eliminimit direkt.

Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko barazuan në ndeshjen e tretë me rezultatin 0-0 përballë Kolumbisë dhe kaq i mjaftoi Shqipërisë për të avancuar më tej në Botërorin e minifutbollit.

Në këtë fazë finaleve të Botërorit kuqezinjtë kanë zhvilluar deri më tani 3 ndeshje, ku në të parën ajo me Portugalinë ishte ndër ndeshjet më emocionuese ku pavarësisht pësimit të golit 4 minuta nga fundit, atmosfera në kompleksin sportive ku po zhvillohej ndeshja ishte e mbushur me qindra tifoz kuqezi të cilët mbi fushën e lojës ngritën një tjetër dron, këtë herë me flamurin Shqiptarë për të inkurajuar djemtë.

Në ndeshjen e dytë me Moldavinë, një ndër pretendentet kryesore të këtij Botërori, kuqezinjtë udhëhoqën për disa minuta takimin falë golit të Xhuliano Reçit por në fund takimi u barazua. Me këtë pikët ë marrë dhe me atë të ndeshjes së fundit ndaj Kolumbisë 0-0, Shqipëria ka shansin të marrë pjesë në fazën e eliminimit direkt ku ditën e enjte në orën 20:35, do të përballet me Ukrainën e cila në fazën e grupeve ka arritur të marrë 3 fitore dhe 9 pikë të plota.

Ditën e nesërme në gjermani është festë kombëtare dhe si rrjedhojë priten edhe më tepër tifozë shqiptarë që të jenë të pranishëm në arnën ku do të luhet ndeshja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA