Sali Berisha, si alibi të radhës për humbjen e zgjedhjeve lokale, përdori ish-ministrin e tij të Drejtësisë, tashmë anëtar i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ Ilir Rusmali, të cilin e quajti një kriminel elektoral. 

Akuzat e Berishës përfshinë edhe ministrin aktual të drejtësisë Ulsi Manja i cili sipas Berishës urdhëroi ngritjen e një qendre votimi në Burgun e Rrogozhinës.

Sali Berisha inkurajojë mbështetësit për të protestuar dhe u angazhua ti çojë parregullsitë e pretenduara prej tij të zgjedhjeve,  në Strasburg.

“Kërkesë për hetim parlamentar të zgjedhjeve. Do vijoj në Strasburg. Potenciali ynë në mbrojtje të zgjedhjeve. Duhen heton. Dhunimi ka nisur pesë mua  më parë”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha tha se do të dorëzohet në kuvend projekt/ligji, përmes të cilit kërkohet që minimumi jetik të vendoset 200 euro.

Top Channel