Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Burime të sigurta të gazetares së TCH Anila Hoxha bëjnë me dije se janë lëshuar gjithsej 10 masa arrest me burg për punonjës dhe ish-punonjësit e kësaj bashkie. Urdhër arrestet e SPAK që po zbatohen aktualisht, 7 arrest me burg dhe tre arrest shtëpie, janë pranuar nga Gjykata.
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku
Adlei Likmeta, arkitekt i bashkisë
Roza Kovaçi
Edlira Kertusha, juriste tek Urbanistika
Adnand Tocila
Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës
Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit
Mes listës së të kërkuarve me vendim gjykate dhe janë edhe dy drejtorë.
Vetëm katër ditë më parë, Vangjush Dako u thirr në dyert e SPAK ku u pyet rreth katër orë. Dyshohet se çështja ka të bëjë me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti.
Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat në Durrës, ku për 11 kate leja nuk u zbardh, çoi në pranga Dakon që mbajti pezull zbardhjen e lejes. Ndërtuesi vijoi punën dhe ndërtoi edhe katër kate të tjera shtesë përtej, pas këtij momenti u zbardh leja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 29 nëntorit.
Episodi i dytë referuar një kallëzimi të KLSH për blerjen e projektit “promenada bregdetare” në 2014 dyshohet se i shkaktoi shtetit dëmin prej 180 milionë lekë të vjetra.
Vangjush Dako është i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “përfshirjen e tij në raste të mëdha korrupsioni, ndodhet i arrestuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë, aty ku ka mbërritur edhe avokati i tij Petrit Ismailaj dhe pritet të dalë para gjykatës.
Lexo edhe: Pallati që “fundosi” ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon
Lexo edhe: Arrestimi Vangjush Dakos, flet avokati: Nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg
Top Channel