“Të miturit u keqpërdorën në protestë”/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik
30/10 21:29
Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është rritur eksporti bujqësor.
Gjithashtu deri më tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.
“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Top Channel