Në një kohë kur KQZ ka nisur certifikimin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe KAS po shqyrton ankimimet, Sali Berisha i vijoi akuzat për parregullsi në këtë proces zgjedhor nga salla e parlamentit.

U përdorën zgjedhësit fantazmë, apo zgjedhësit që votuan potencialisht mbi një herë, apo tri herë në qytete apo vende të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë, apo zgjedhësit potencialë që votuan më shumë se një herë ishin në total 547 mijë të tillë. Në Bashkinë e Vlorës ata arritën në 29% të zgjedhësve të Vlorës. Në Bashkinë e Vorës 15%, Prrenjas 28%, Rrogozhinë 16%, Sarandë 35%, Përmet 29%, Malësi të Madhe 23%, Kurbin 30%, Konispol 34%, Has 18%, Kamëz 21%, Durrës 23%, Shkodër 16%, Devoll 20%, Delvinë 34%, Bulqizë 10%, Mallakastër 11% dhe kështu me radhë”, u shpreh Berisha.

Si përgjigje Taulant Balla kreu grupit parlamentar socialist, ftoi Sali Berishën të korrigjojë shifrat.

“U shpreh se ka 574 mijë zgjedhës në Shqipëri që paskan votuar dy herë. I bie sipas tij, që këta 457 mije zgjedhës të gjithë të kenë votuar dy herë, nga 1 mln e 395 mijë vota që janë numëruar, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. O ta ka lënë uli këtë problem llogarish në matematikë”, u shpreh Balla.

Sali Berisha që ka dalë humbës nga zgjedhjet lokale, shpalosi planet e aksionit politik në vazhdim.

“Ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë kundër jush për të shkelmuar vullnetin tuaj dhe kjo rrugë është protesta, protesta dhe vetëm protesta”, u shpreh Berisha.

Bën mirë që humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin e karrierës edhe të ikësh një herë e përgjithmonë edhe nga kjo sallë, kur s’të voton fshati jot c’të votojnë më të tjerët. Zgjedhjet e 14 majit ishin zgjedhje të drejta demokratike, fakti është që ditën e diel, më 14 maji, udhëheqësi i parë që ishte për të njoftuar fitoren ishte Berisha, shpalli fitoren dhe tha Tirana blu, Elbasani, blu, Durrësi blu”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA