Video/ Grabitësi me kuti kartoni në kokë habit policinë por rrjedhimisht arrestohet në Florida (fotot)

05/06/2023 19:13

Një ide sa qesharake dhe e paefektshme duket se solli telashe për këtë grabitës, që si maskim kishte zgjedhur një kuti kartoni që rrjedhimisht i ra nga koka dhe i zbuloi identitetin.

Grabitësi i dyshuar u kap nga kamerat e sigurisë teksa me kutinë e kartonit në kokë thyente dhunshëm vitrinat e dyqanit të celularëve në Florida, por në një moment ai humbet maskimin e improvizuar.

Pronari i dyqanit Irepair Tech, shpërndau pamjet e grabitjes së pazakontë me rrjetin NBC 6 në fundjavë.

Në to shihet burri ende i paidentifikuar që thyen vitrinat duke mledhur celularët që gjente teksa kutia në kokë e pengonte në realizimin e grabitjes.

Prandaj për një moment të shkurtër ai e heq atë teksa vjedh artikujt e dyqanit.

Pronari Jeremias Berganza tha për rrjetin vendas NBC 6 se i riu kishte vjedhur 19 aparate iPhones dhe $8,000 dollarë paratë thata.

Berganza shtonte se kur pa fytyrën e grabitësit doli për të kontrolluar në sheshet rreth dyqanit të tij të shitjes së riparimit të celularëve, dhe pyeste të tjerë nëse e kishin parë.

Ai thotë se rrjedhimisht e kishte gjetur vjedhësin duke pirë me shokët pranë një dyqani, dhe kjo solli arrestimin e tij nga policia.

Vetë autoritetet nuk kanë publikuar identitetin e autorit apo të tjera detaje nga grabitja.

FOTO GALERI
1/3
Grabitësi i dyshuar u kap nga kamerat e sigurisë teksa me kutinë e kartonit në kokë thyente dhunshëm vitrinat e dyqanit të celularëve në Florida

Top Channel