
23/02 22:38
Prishtina është fituesja e Kupës së Kosovës për sezonin 2022-2023, pas triumfit 0-2 ndaj Gjilanit në finale.
Kryeqytetasit vazhdojnë të mbeten klubi që e ka fituar këtë trofe më shumë se kushdo tjetër në histori, plot tetë herë.
Takimi u luajt në “Fadil Vokrri”, ndërsa Prishtina dominoi pjesën më të madhe të kësaj përballjeje.
Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 67’ që të zhbllokohej sfida, me Hamitin që u dha avantazhin kryeqytetasve të Kosovës.
Më pas në minutën e 76’ ishte Pefqeli ai që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe vulosi rezultatin e kësaj përballjeje.
Në fund gjithçka mbyllet me rezultatin, 0-2 dhe Prishtina siguron për herë të tetë trofeun e Kupës së Kosovës.
Top Channel