
Ka përfunduar rinumërimi i kutive për votat për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës, ku rezultati nuk ka ndryshuar.
Edison Memolla i Partisë Socialiste ka mbetur fitues ndaj Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’, këta të fundit u ankuan se votat u vodhën.
Pas rinumërimit të votave, Edison Memolla rezulton të ketë 5129 , ndërsa Hoxh 5108, vetëm 21 vota diferencë.
Ndërkohë në rezultatin e KQZ-së, Memolla rezultonte më parë me 5133 vota ndërsa Hoxha me 5103.
Pas shqyrtimit në seancë, KAS do të marrë nesër vendimin për kutinë e burgut të Rrogozhinës nëse shpallet apo jo e pavlefshme.
Palët gjithashtu pritet të ngrenë kontestimet e tyre për fletët e pavlefshme dhe ato të vlefshme gjatë procesit të rinumërimit, të cilat do të merren në shqyrtim nga KAS.
Top Channel