Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkon të gjitha vendeve anëtare të saj që të papriturat me të cilat u përballen gjatë pandemisë së Covid të nxjerrin mësime për të qenë gati në çdo situatë të mundshme.
Komunikimi i riskut dhe përfshirja e komunitetit në emergjenca shëndetësore është një ndër pikat më të rëndësishme që po diskutohet. Por a ishte qëndrimi i OBSH pak ditë me parë një paralajmërim për një pandemi të afërt ?
“Unë nuk mendoj se ka vend për panik por ne duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë të mundshme”, tha Marjeta Dervishi, eksperte e ISHP.
Për Leonardo Palumbon, Specialist i Angazhimit të Komunitetit në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën, përgjigjet ndaj emergjencave të udhëhequra nga komunitetet janë shumë të rëndësishme.
“Angazhimi I komunitetit është shumë i rëndësishëm sepse në rastet e emergjencave, komuniteti është I pari që përgjigjet, dhe njëkohësisht ne pamë që komuniteti ka burime që mund ti aktivizojë gjatë një emergjence shëndetësore, për të komunikuar me grupet e synuara më në nevojë të popullsisë”, tha Leonardo Palumbo, zyra rajonale e OBSH për Europën.
Zyra e OBSH-së në Shqipëri, me mbështetje teknike nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Europën ka zhvilluar në Tiranë një trajnim dy ditorë me ekipin për komunikimin e rrezikut për rëndësinë e angazhimit të komunitetit në përgjigje të emergjencave shëndetësore në të ardhmen.
Top Channel