
23/02 23:03
Një shofer autobusi shkollor ka vdekur pasi ka goditur dy deve në Queensland qendrore, Australi.
Shoferi kishte qenë duke udhëtuar përgjatë rrugës Emu Park në Nankin, afër Rockhampton, në orën 5:15 të mëngjesit të së hënës.
Autobusi goditi dy deve përpara se të përplasej me një argjinaturë. Shoferi mbeti i vdekur në vendngjarje. Policia tregon se është nisur një hetim për këtë ngjarje dhe ngushëllon familjen e viktimës.
Pronari i deveve John Richardson shprehet se ndihet keq për këtë ngjarje dhe i jep ngushëllimet familjes së shoferit.
Top Channel