Manovra të rrezikshme në bregdet, bllokohen tetë mjete lundruese në Sarandë dhe Shëngjin

05/06/2023 11:02

Policia është vënë në aksion gjatë vijës bregdetare duke bërë kontrolle intensive ndaj mjeteve lundruese për rritjen e sigurisë së jetës së pushuesve në plazh.

Tek “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, u bllokua një mjet argëtimi “Jet Ski”, që lundronte jashtë zonës së përcaktuar dhe ishte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të reja.

Në afërsi të portit të Durrësit, u bllokuan 2 mjete të tjera lundruese argëtimi “Jet Ski” që drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord, Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të reja.

Gjithashtu në zonën e quajtur “Currilat”, Durrës, u bllokuan 2 mjete lundruese gomone që drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të reja.

Në Dhërmi u bllokua 1 mjet lundrues argëtimi “Jet ski”, drejtuesi i të cilit kreu manovra të rrezikshme në det dhe për pasojë ishte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve.

Gjithashtu në Dhërmi u bllokua 1 mjet tjetër lundrues Skaf, pasi drejtuesi i tij e ushtronte veprimtarinë e lundrimit, të pa licencuar. Për këtë shkelje, ky person u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të reja.

Në Sarandë u bllokua 1 tjetër mjet lundrues argëtimi “Jet Ski”, që drejtohej pa dokumentacionin e nevojshëm në bord. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të reja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA