Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport.
“Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara në seks kërkon stërvitje. Prandaj, është logjike që njerëzit të fillojnë të garojnë edhe në këtë aspekt,” shpjegoi Dragan Bratych, president i Federatës Suedeze të Seksit, në “Times of India”.
Madje, Federata Suedeze e Seksit do të organizojë edhe Kampionatin e parë Evropian të Seksit, i cili do të zhvillohet në Goteborg më 8 qershor.
Si është Kampionati Evropian i Seksit ?
Në Kampionatin Evropian të Seksit pjesëmarrësit do të garojnë në 16 disiplina për 6 javë.
Secili nga testet do të zgjasë nga 45 minuta deri në 1 orë dhe pjesëmarrësit mund të konkurrojnë deri në gjashtë orë në një ditë.
Pritet që 20 persona nga vende të ndryshme të konkurrojnë dhe fituesit e testeve do të vendosen nga një juri që do të japë nga 5 deri në 10 dhe nga audienca popullore.
Në konkurs, pjesëmarrësit mund të fitojnë pikë shtesë nëse demonstrojnë njohuritë e tyre teorike të Kamasutrës.
“Përfshirja e orientimit seksual si pjesë e taktikave sportive do të jetë një përparim revolucionar midis vendeve evropiane,” raportojnë organizatorët e Kampionatit Evropian të Seksit.
Pjesëmarrësit e konfirmuar deri më tani në Kampionatin Evropian të Seksit janë:
Ann Joy (Finlandë), Selva Lapiedra (Spanjë), (Itali), Sexy Lexy (Portugali), Monsieur Lorenzo Viota (Francë), Nek Sinner (Greqi), Matthew Meier (Ukrainë), Barbie Sins (Britania e Madhe), Mister Riddle (Rusi) dhe Sweet Mery (Kroaci), Mugur (Rumani) /Supersport
Top Channel