Izraeli kthen trupin e policit egjiptian që dyshohet se vrau 3 ushtarët në kufi (fotot)

05/06/2023 16:55

Agjencia izraelite KAN identifikonte rojën egjiptiane si Mohamed Salah, 22 vjeç nga Kairo

Izraeli raportohet se ka dorëzuar sot trupin e rojës egjiptiane të kufirit që dyshohet se vrau 3 ushtarë izraelitë javës që shkoi.

Rrjeti izraelit i24 News raportoi për lajmin pa dhënë shumë detaje, ndërsa nuk ka ende një konfirmim nga Egjipti.

Mediat izraelite identifikonin të vrarin egjiptian si Mohamed Salah, 22 vjeç nga Kairo dhe publikonin foton e tij.

Të shtunën ushtria izraelite tha se dy ushtarë të saj ishin vrarë në një postbllok ushtarak në kufirin me Egjiptin, ndërsa një ushtar i tretë ishte vrarë gjatë ndjekjes së autorit.

Ndërsa pala egjiptiane tha se roja egjiptiane ishte vrarë pasi kaloi kufirin teksa ishte duke ndjekur trafikantë drogash.

Ushtria izraelite tha se sulmuesi ishte një oficer egjiptian, që ishte ndjekur dhe vrarë nga trupat e sja ai autor i dyshuar i sulmit./Anadolu/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA