Euro 2024/ Publikohet lista e Kosovës, Giresse “harron” një kampion

05/06/2023 16:31

Alain Giresse ka publikuar listën e lojtarëve me të cilët do të përfaqësohet Kosova në dy takimet e ardhshme të fazës eliminatore të Euro 2024.

Dardanët janë pjesë e grupit i bashkë me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën. Kosova numëron dy pikë pas dy ndeshjeve të para. Të cilët i mbylli në barazim 1-1: ndaj Izraelit në transfertë dhe kundër Andorrës në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Pjesë e listës së trajnerit francez janë edhe Ermal Krasniqi e Amar Gërxhaliu. I pari, i cili shkëlqeu me Ballkanin në grupet e Conference League, u transferua te Cluj gjatë merkatos së janarit.

24-vjeçari nga Malisheva ka shënuar 5 gola me skuadrën rumune, që siguroi kualifikimin në Conference League. Krasniqi luajti në miqësoren e verës së vitit të kaluar përballë Ishujve Faroe.

Tani pret debutimin zyrtar me përfaqësuesen. Njësoj si Amar Gërxhaliu, qendërmbrojtësi nga Vushtrria. 21-vjeçari, i cili ka luajtur më parë me Shqipërinë U18, është pjesë e Antalyasporit, në Superligën e Turqisë.

Ndërkohë që mungojnë Arbër Zeneli (Reims) dhe Arbnor Muja (Antwerp). Ky i fundit u shpall kampion i Belgjikës me skuadrën e tij gjatë ditës së diel.

Kosova pret Rumaninë në “Fadil Vokrri” (16 qershor). Tri ditë më vonë është radha e transfertës përballë Bjellorusisë. Sfida që do të transmetohen në SuperSport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA