Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve vendosi për rinumërimin e votave për kryebashkiak në bashkinë e Belshit.
Ky vendim erdhi pas kërkesës dhe provave të paraqitura nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për parregullsi në numërimi gjatë procesit zgjedhor të 14 majit.
Procesi I rinumërimit të votave për bashkinë e Belshit do të zhvillohet ditën e martë në KQZ. Kjo bashki u fitua me një rezultat të ngushtë nga kandidati i PS, Arif Tafani.
Sakaq për bashkinë e Elbasanit në KQZ u zhvillua rinumërimi i votave për tre qendra votimit pas kërkesës ankimore nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë” të cilët nuk janë dakord me rezultatin zgjedhor për Elbasanin.
Por procesi i rinumërimit të votave për kryetar bashkie nuk solli ndryshim të rezultatit.
“Dhe nga rivlerësimi dhe rinumërimi i fletëve fizike për kryetare bashkie rezulton se ato përputhen plotësisht me rezultatin e transmetuar nga pajisjet elektronike në sistemin e KQZ”.
Për bashkinë e Elbasanit për here të parë në zgjedhjet e 14 majit u zhvillua numërimi dhe votimi elektronik çka solli një dalje të rezultatit për më pak se 1 orë, nga ku fitues doli kandidati i PS, Gledian Llatja me 36.122 vota.
Top Channel