Arrestimi i sekretares së përgjithshme të MSH/ Debat në Kuvend, Bardhi: Jep dorëheqjen! Manastirliu: Fjalën e fundit e thotë drejtësia

05/06/2023 11:02

Kuvendi është përfshirë nga debate të ashpra mes deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

Opozita i ka kërkuar dorëheqjen ministres pas arrestimit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro për korrupsion.

Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu tha se fjalën e fundit e thotë drejtësia, e cila është e pavarur.

Pjesë e debatit u bë edhe zv.kryeministrja Balluku, e cila theksoi se nuk është në dorën e qeverisë se kush del dhe kush hyn nga burgu.

Bardhi: Ka një tender modest kuptuam % e korrupsionit ka shkuar 40%. Ky është një politikan që karrierën e bazoi te korrupsioni dhe nuk njeh të ndalur. Kemi një kryeministër me një etje të pakufishme për pushtet. 40% vjedhin këta vetëm me një tende. Duan që populli të besojë s e ky është një rast i izoluar se këta nuk janë kaq hajdutë sa ishte bashkëpunëtorja e ministres së shëndetësisë. Shqipëria është vite dritë larg Moldavisë, pas dy dekadash në pushtet, Rama s’ka bërë kurë asgjë për të luftuar korrupsionin por ka ndërtuar një sistem për të shkatërruar demokracinë. E keni të pamundur faktet që ka sjellë SPAK në rastin e tenderit të ministrisë së shëndetësisë. Në vend se ta sulmojmë, duhet të inkuraojmë SPAK, qeveria është në përpjekje të vazhdueshme për të kontrolluar drejtësinë. Ca vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbretëron. 40% e taksave, pasurive kombëtare vidhen. Nga 10% Rama e ka çuar në 40% korrupsionin. E shoh që s’po rrini rahat në karriget tuaj ministra, ju mund ta ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer raste në dikasteret tuaja. Sa e kanë tarifën e korrupsionit në dikasterin tuaj. Ju patjetër duhet ta keni mbi 40% gjobën. Ministre e financave duhet të jeni në garë të fortë për të zhvatur sa më shumë nga fondet publike,. Në diskutim nuk vihet më a merrni 40% por sa më shumë se kaq merrni secili prej jush. Si ka mundësi që heshtët për skandalin duke mos u distancuar për aktin korruptiv. Ju dëshmoni si korrupsioni nuk është rast i izoluar por tregoni. Jepni dorëheqjen, të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis.

Balluku: Thirrja jote në 2021 kushtoi jetë njerëzish në Elbasan, nuk e di nëse je personi i duhur për të folur për etikë, korrupsion apo kush është i ndershëm dhe i pandershëm, nuk ka ngelur në dorën tënde dhe të asnjërit që të gjykohet, kush del dhe kush hyn nga burgu nuk është në dorën e qeverisë, në kohën tuaj drejtësia ishte shkopi dhe karrota që ju kishit, kush hyn në burg nuk varet nga qeveria, duhet ta kuptoni këtë se jeni rritur që drejtësia është në dorën e shefit, babait tuaj spiritual, për ne nuk është, është një pushtet totalisht i pavarur, shyqyr që nuk është në dorën tënde.

Manastirliu: Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht.
Është qëndrimi që kemi patur, kemi dhe do të kemi gjithmonë për çdo rast të shkeljes të ligjit, për çdo rast të abuzimit me detyrën, ccdo rast të shpërdorimit të saj dhe besimit të dhënë! Cilido që shkel mbi këto parime, duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji! Ky është qëndrimi im! Ky ka qenë qëndrimi dhe bindja ime që nga dita e parë që kam marrë përsipër të shërbej në institucionet publike. Është padyshim një ngjarje e trishtë dhe e rëndë. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre, rasti duhet të hetohet deri në fund dhe më pas nëse del ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me pasojat. Çdo person, çdo individ ditën që merr besimin dhe bashkë më të, dhe detyrën e lartë në shërbim të publikut, merr automatikisht dhe përgjegjësinë para ligjit. Dhe përgjegjësia është indiviuale! Veprimet e askujt nuk mund të baltosin punën dhe tërësinë së punonjësve të një institucioni. Kjo është arsyeja përse e iniciuam reformën në drejtësi. Kemi zgjedhur një rrugë e cila nuk ka as kthim prapa e as kompromis. Që para ligjit, të gjithë të jenë të barabartë! Para ligjit të gjithë të përgjigjen njësoj! Unë e kuptoj që djathtas, jo të gjithë, e keni të vështirë ta kuptoni dhe ta përtypni këtë! E keni të vështirë, se në atë xhunglën e pushtetit tuaj, kur e kishit, kush shkelte ligjin merrej në mbrojtje! E keni të vështirë sepse atëherë, kush ishte në hetim, vazhdon të drejtonte institucione të rëndësishme financiare, edhe nga shtëpia. Kush vriste merrej dhe strehohej në institucione të larta të shtetit. Kur prokuroria vepronte, i hidheshit në fyt, i shpallnit luftë, u vinit epitete të turpshme drejtuesëve! Ndaj, sigurisht që sot nuk e kuptoni dot ju qëndrimin tim dhe qëndrimin tonë për këtë gjë: Të cilin po j’ua përsëris: Të gjithë të barabartë para ligjit! Ky është qëndrimi im! Ndërsa zakoni juaj tashmë dihet, ju do bëheni, e keni treguar këtë dhe e tregoni vazhdimisht, edhe prokurorë, edhe gjykatës, edhe avokatë, në çdo ngjarje doni ta bëni dhe doni ta vërtisni sigurisht politikisht, sepse kështu ju intereson. Por falë Zotit sot kemi drejtësi. Kemi organe drejtësie të pavarura, të cilat, ndryshe nga ju, unë i respektoj dhe për këtë, fjalën e fundit e thotë drejtësia.

Kujtojmë se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu, pas skandalit në dikasterin që ajo drejton, ku sekretarja e përgjithshme e Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua për korrupsion me një tender.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA