Paris Saint-Germain fitoi titullin për të 11-tën herë në historinë e Ligue 1, por edhe këtë sezon dështimi në Champions League la një “shije të hidhur” tek drejtuesit katariotë të klubit francez.
Në këtë formë, statusi i trajnerit Christophe Galtier është vendosur më shumë se kurrë në dyshim dhe ish-tekniku i Nice mund të konsiderohet me një “këmbë” jashtë projektit të kryeqytetasve për sezonin e ardhshëm.
I preferuari i drejtorit Luis Campos është Luis Enrique i cili ka kaluar në listën e dëshirave të PSG, Jose Mourinhon dhe Thiago Mottan. Sipas asaj që shkruan AS, Mourinho nuk ka miratimin e sheikëve të cilët i besojnë më shumë ish-trajnerit të Romës, Celta Vigos, Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique. /Supersport
Top Channel