Pushues të shumtë kanë shfrytëzuar ditën e ngrohtë për të pushuar në plazhet e Vlorës këtë fillim qershori.
Uji i pastër dhe temperaturat deri në 29 gradë kanë bërë që jo vetëm qytetarët e Vlorës, por edhe ata të ardhurit nga rrethet apo të huaj po e shfrytëzojnë bregdetin e Vlorës për një ditë ndryshe.
Sipas operatorëve turistikë të Vlorës, duke bërë një krahasim me vitin e kaluar, pushuesit janë gati 17-20% më shumë pronotime sesa në këtë periudhë të vitit të kaluar. Jo vetëm fillim qershori por edhe muaji maj ka pasur pronotime të shumta kryesisht fundjavave, ku turistët kanë shfrytëzuar dy ditët e fundit të javës për të kaluar në qytetin e Vlorës, pavarësisht motit jo të mirë.
Përsa i përket muajit korrik e gusht, pronotimet kanë shkuar në 90-95% të të gjitha hoteleve. I gjithë muaji korrik dhe gusht është i pronotuar dhe ajo që bie më shumë në sy këtë vit, është se pushuesit vijnë nga Europa Qendrore, por ka edhe portugezë e spanjollë të cilët preferojnë të shfrytëzojnë plazhin e Vlorës.
Top Channel