Nik Gjeloshaj, kryetari i komunës se Tuzit, njëherësh drejtues i listës së Forumit Shqiptar për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit në Mal të zi ka vizituar fabrikat e reja të ngritura në këtë komunë.

Këto investime që kanë zhvilluar ekonominë dhe rritur punësimin do vazhdojnë edhe në komunat e tjera ka thënë gjeloshaj.

“Një ndër fabrikat më të mëdha në Ballkan, ku kemi gjetur kushtet dhe afërsinë që na i keni ofruar juve, saktësisht kryetari i komunës me stafin drejtues”, u shpreh një punonjës.

“Tuzi po bëhet sinonimi i fabrikave. Këtë qëllim do e vazhdojmë edhe në komunat e tjera ku jetojnë shqiptarët. Këtu do të prodhohen gjeneratorët, do të prodhohen drafo për rrymë eleëktrike dhe do të të ketë transport nga komuna e Tuzit në të gjithë Europën që zhvillimi mos të ndalet vetëm në Tuz, por të të gjitha komunat ku jetojnë shqiptarët”, u shpreh Nik Gjeloshaj

“Ne, Forumi Shqiptar do të jemi gjithmonë aty krah jush për të lehtësuar çdo procedurë për më shumë zhvillim e punësim”, ka premtuar Gjeloshaj i cili kryeson listën për zgjedhjet e përgjithshme.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel