Vendi aleat i Moskës, shprehet i gatshëm të forcojë lidhjet me BE (fotot)

03/06/2023 19:23

Presidenti i Kirgistanit, Sadyr Japarov, mori pjesë sot në ditën e dytë të bisedimeve me kreun e Këshillit të BE, Charles Michel, ku tha se republika ish-sovjetike është e gatshme të bashkëpunojë me BE.

Zhvillimi duket se vjen pasi sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që fuqitë botërore si Kina e BE të kërkojnë rol më të madh në Azinë Qendrore, shkruan rrjeti AFP.

“Kirgystani është i gatshëm të punojë ngushtë me Bashkimin Evropian për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, për të inkurajuar dialogun dhe zgjidhjet afatgjata”, tha mes të tjerash Japarov, në konferencën me Charles Michel.

Një ditë më parë Michel ishte në samitin ku ndodheshin liderë të Kazakistanit, Kirgizstanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit e Uzbekistanit.

Takimi u mbajt në rezortin Cholpon-Ata në bigjet e liqenit Issyk-Kul dhe ishte i dyti mes republikave ish-sovjetike dhe BE, që është një investitor i rëndësishëm në rajon.

“Ne ofrojmë partneritet të sinqertë” u tha Michel krerëve të republikave, gjatë një interviste dje me rrjetin AFP.

Japarov theksoi potencialin e energjisë hidrike në Kirgistan, vendi malor me gjashtë milionë banorë, ku nisin shumë nga lumenjtë kryesorë të Azisë qendrore.

Japarov mbrojti gjithashtu projektin për ditën Kambarata-1 mbi lumin Naryn, i cili rrjedh përmes Kirghizstanit e Uzbekistanit.

Rusia mbetet gjithsesi fuqia kryesore në rajonin e kontrolluar nga liderë autoritarë, të cilët janë kritikuar më parë për refuzimin e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

Presidenti kirgiz gjithashtu bëri thirrje për fundin e luftës në Ukrainë, që ishte diçka e rrallë për vendin e varur ekonomikisht e ushtarakisht nga Moska.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA