Ushtaraku më i dekoruar në Australi shpallet fajtor për krime lufte (fotot)

03/06/2023 17:10

Në një vendim të jashtëzakonshëm, një gjykatë federale në Australi ka vendosur se ushtaraku më i dekoruar në vend Ben Roberts-Smith, ka vrarë civilë të paarmatosur gjatë shërbimit në Afganistan, dhe se raportimet që e portretizojnë si ‘bullizues’ ndaj ushtarakëve të tjerë dhe komunitetit, janë të provuara.

Vendimi ishte si rezultat i një padie shpifjeje që vetë Roberts-Smith kishte ngritur ndaj tre gazetave  –‘Sydney Morning Herald’, ‘Age’ e ‘Canberra Times’ – për të cilat prej vitit 2018 ai pretendonte se e portretizonin gabimisht si kriminel lufte që thyente rregullat e përfshirjes ushtarake.

Gjykimi i dha fund me shumë se 100 ditë prezantime provash, duke përfshirë dhe nga ish-kolegë të tij të forcave ajrore.

Roberts-Smith ka mohuar vazhdimisht akuzat e gazetave duke pretenduar se pretendimet vinin nga shpifje për ngjarjet në Afganistan dhe për sjelljen e tij në Australi.

Një nga akuzat kryesore të gjyqit ishte se Roberts-Smith, gjatë misionit në fshatin Darwan në jug të Afganistanit bëri të ecte një të arrestuar të prangosur drejt një rrëpire 10 metra të lartë që binte mbi një lumë, dhe e rrëzoi me një shkelm në gjoks.

Ne gjyq u tha se burri kishte mbijetuar por kishte mbetur i plagosur. Roberts-Smith më pas kishte urdhëruar një ushtar vartës ta qëllonte për vdekje Ali Jan, dhe më pas trupi i tij i tërhoq në një fushë misri aty pranë.

Robert-Smith argumentonte se viktima ishte një zbulues i armikut prandaj ishte kthyer në objektiv.

Të dyja palët pranuan se Roberts-Smith në këtë rast “kishte vrarë një civil të paarmatosur  afgan”, prandaj “kishte thyer rregullat ligjore e morale të ushtrisë, duke u kthyer në një kriminel lufte”.

Një tjetër akuza e rëndësishme ishte ajo e një sulmi në 2009 në një impjant që sapo ishte bombarduar, në të cilinishte zbuluar një tunel sekret.

Sipas gazetave, dëshmitë thonë se në tunel ishin gjetur dy persona, njëi moshuar dhe një tjetër me një këmbë të gjymtuar, të cilët dolën jashtë dhe u dorëzuan.

Roberts-Smith dha urdhër për ekzekutimin e tyre.

Ish-heroi i luftës dëshmonte se dy burrat u vranë në mënyrë sipas rregullat të ‘angazhimit luftarak’, pasi ishin anëtarë talibanë që përpiqeshin të largoheshin nga impianti.

Prej vitit të kaluar në një raport të rrjetit The Guardian është raportuar për probleme morali dhe “kërkesë të lartë” për shërbime të shëndetit mendor në forcat elitare ushtarake australiane.

Aty thuhej se një problem kulturor vijonte prej dekadash dhe se ishte lejuar të lulëzonte fshehtësia, tribalizmi  e “besnikëria e brendshme”.

FOTO GALERI
1/3
Një gjykatë federale në Australi ka vendosur se ushtaraku më i dekoruar në vend Ben Roberts-Smith, ka vrarë civilë të paarmatosur gjatë shërbimit në Afganistan, dhe se raportimet që e portretizojnë si ‘bullizues’ ndaj ushtarakëve të tjerë dhe komunitetit, janë të provuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA