Rinovim përpara finales, klubi gjerman “blindon” kampionin e botës

03/06/2023 10:15

Rinovim i rëndësishëm tek Eintracht Frankfurt. Skuadra gjermane, që sezonin e kaluar fitoi Europa League, u përball me vështirësi gjatë këtij edicioni në Bundesliga. Por ka siguruar finalen e Kupës së Gjermanisë.

Drejtuesit janë ambiciozë dhe kanë nisur nga puna për sezonin e ardhshëm. Duke rinovuar me Mario Goetze, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Njeriu që vendosi finalen e Kupës së Botës 2014, duke afruar Gjermaninë me trofeun e madh, u transferua verën e kaluar në Frankfurt për 3 milionë euro.

3 gola dhe 9 asiste regjistroi 31-vjeçari në sezonin e parë me Eintrachtin, skuadër me të cilën do të luajë deri në vitin 2026.

Mesfushori ofensiv shpreson që pas rinovimit të vijë edhe trofeu i Kupës. Eintrachti sonte me Leipzigun në “Olympiastadion” të Berlinit.

Dueli i finales së Kupës së Gjermanisë, fillon në orën 20:00 dhe do të transmetohet në SuperSport 3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA