Një demonstrate e paralajmëruar në Lajpcig të Gjermanisë në atë që radikalët e majtë e shpallën si “Dita X” në shenjë solidariteti me ekstremisten e majtë të dënuar Lina E, u ndalua me vendim gjykate.

Por kjo nuk i ndaloi trazirat. Persona të maskuar sulmuan mbrëmjen e djeshme një stacion policie të qytetit, duke detyruar forcat e rendit të përdornin ndaj tyre gazin lotsjellës. Shumica e zjarreve u shuan në mesnatë, por sërish u shënua disa vepra penale. U lënduan disa punonjës policie, e u sulmua një gazetar. Tre arrestime u kryen mëngjesin e sotëm.

Dita X u thirr në shenjë solidariteti me studenten e dënuar Lina E., dhe tre të akuzuar, të cilët u shpallën fajtorë pas akuzave për krijimin e një organizate kriminele dhe kryerjen e gjashtë sulmeve serioze ndaj neonazistëve, një rast ky i pazakontë dhune ekstremizmi të majtë në Gjermani.

Rasti shkaktoi tensione të mëdha politike, ku mbrojtja dhe skena politike shumë e majtë në Lajpcig, qytetin e Lina E., thonë se ajo akuzohet si terroriste e majtë duke u kthyer në kokë turku si për mediat edhe për autoritetet. Shumë ankohen se sistemi i drejtësisë është i butë me neonazistët.

Bashkia e kishte ndaluar më parë demonstratën e “Ditës X” nën moton “United ëe stand -megjithatë mbrojmë antifashizmin autonom”, me argumentin se ekziston rreziku i një demonstrate të dhunshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA