Kryeministri Edi Rama ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Europian ku kërkohen zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës.

Duke komentuar postimin në Twitter të përfaqësuesit të lartë të BE, Josep Borrell i cili paralajmëroi pasoja të rënda për Serbinë dhe Kosovën nëse nuk ulin tensionet, Rama tha se thirrja nuk mund të jetë më e qartë se kaq.

Në postimin e tij në Twitter Rama shkruan se, vazhdimi i këtij plani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkatërruese dhe më pak evropiane.

Qasjen e Albin Kurtit, Rama e kritikoi edhe në një intervistë dhënë gazetares së BBC-së Alda Hakim. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ajo që nuk po kupton homologu i tij kosovar është se partnerët ndërkombëtarë nuk duan të kënaqin Serbinë por duan që të Kosova të ngrihet në një nivel tjetër si shtet, ku të njihet nga të gjithë pas marrëveshjes finale.

“Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe. Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve”, tha Rama.

Rama theksoi se nuk po kërkon të fajësojë askënd, por kërkon ta shohë situatën në një këndvështrim më të gjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA