Qëndrimi i Ramës ndaj Kurtit për situatën në veri të Kosovës, reagon Sali Berisha: Po gabon …

03/06/2023 18:48

Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit që ka mbajtur kryeministri i vendit Edi Rama, ndaj vendimeve të homologut të Kosovës Albin Kurti për tensionet në veri.

Berisha me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se prej tre ditësh i është “përveshur” Kurtit, ndëkohë shton që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajoni.

Ai theksoi se problemi po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.

Ndër të tjera shkruan se arsyeja më kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata Rama po gabon, sepse përveç Vuçiçit, nuk e dëgjon njeri.

Postimi i plotë: 

Top Channel