Paris Saint-Germain njoftoi këtë të premte largimin e Sergio Ramosit, qendërmbrojtësit spanjoll, të cilit i përfundon kontrata me skuadrën franceze në fund të këtij sezoni.
Pas dy sezonesh në Paris, mbrojtësi 37-vjeçar do të marrë një tjetër drejtim në karrierën e tij dhe interesimi i klubeve në Arabinë Saudite është evident.
Sergio Ramos mbërriti në Paris në korrik 2021, me kosto zero, pasi i dha fund një periudhe 16-vjeçare te Real Madridi. Në Paris, ai u aktivizua në 57 ndeshje, në të cilat shënoi pesë gola dhe fitoi dy kampionate dhe një Superkupë.
“Veshja e kësaj fanelle për dy sezone ishte një përvojë përrallore. E vlerësoj gjithë mbështetjen që më dhanë”, tha lojtari me përvojë në momentin e lamtumirës./ SuperSport
Top Channel