
Foto/ “Eja tek ne”! Tifozët në ekstazë pas paraqitjes së Asanit, kërkojnë me ngulm transferimin e yllit shqiptar: Mirë se vjen te klubi më i madh në…
30/07 18:03
UEFA ka nisur hetimet ndaj Jose Mourinhos për fyerje të gjyqtarit Anthony Taylor gjatë finales së Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Romës.
Ky vendim u mor nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s, pasi që Mourinho u pa shumë i nervozuar pas ndeshjes me gjyqtarin Taylor, të cilin nuk e kurseu nga të sharat.
“Trajneri i Romës duhet të përgjigjet për gjuhën fyese drejt Taylor”, thuhej në deklaratën e Komisionit Disiplinor.
Po ashtu, nga hetimet nuk do të shpëtojnë as të dy klubet, Roma dhe Sevilla.
Roma akuzohet për sjellje të pahijshme të ekipit, hedhje të gjësendeve në fushë dhe dëmtim, kurse Sevilla akuzohet për hyrje në fushë me forcë, hedhje të gjësendeve dhe sjellje të pahijshme të skuadrës.
Top Channel