Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shtuar edhe një kërkesë për situatën në veri, krahas atyre të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Von Cramon si kërkesë për qetësim të situatës ka thënë se duhet një hetim dhe ndjekje e plotë e autorëve që sulmuan ushtarët e KFOR-it gjatë protestave të së hënës së 29 majit në Zveçan.

“Një kërkesë shtesë, por thelbësore: Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it. Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka bëjnë trupat tanë dhe u urojmë atyre shërim të shpejt”, ka shkruar ajo në Twitter.

Top Channel