Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se një armëpushim tani do t’i mundësonte Vladimir Putinit “të pushojë, të riarmatoset dhe të risulmojë” nga territori ukrainas që ka marrë tashmë.
Gjatë një fjalimi sot në Helsinki, Blinken tha se një armëpushim mund të jetë vetëm pjesë e një marrëveshjeje paqeje “të drejtë dhe të qëndrueshme”, e cila përfshin tërheqjen e forcave të Moskës nga Ukraina.
“Një armëpushim që thjesht ngrin linjat aktuale në vend dhe i mundëson Putinit të konsolidojë kontrollin mbi territorin që ka kapur, të pushojë, riarmatoset dhe të sulmojë sërish – kjo nuk është një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme,” tha ai.
Kjo do të dërgonte një mesazh shqetësues për “agresorët” e tjerë në mbarë botën, sugjeroi Blinken.
Sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Moska duhet të detyrohet të paguajë kostot për rindërtimin e Ukrainës dhe të mbahet përgjegjëse për vendimin e saj për të pushtuar.
Top Channel