Edhe një herë, nga Amerika vijnë sinjale se Kosova konsiderohet përgjegjësia kryesore e ashpërsimit të tensioneve aktuale në veri.

Edhe pse Washingtoni shpesh ka fajësuar Beogradin për nxitjen e trazirave, kritikat këtë herë shkuan për Prishtinën zyrtare. Pas ankesave të përsëritura të sekretarit të shtetit Antony Blinken, edhe anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se situata mund të ishte trajtuar me diplomaci në vend të forcës.

Kurti nuk duhej të lëvizte kaq shpejt me vendimin për të marrë në zotërim këto ndërtesa”, tha Murphy për “National Journal”, duke iu referuar vendimit të kryeministrit që kryetarët e rinj të hynin në ndërtesat e komunave veriore.

“Ai mund të kishte mbajtur pak frymën dhe të përpiqej ta zgjidhte këtë përmes ndërmjetësve si Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar zyrtari i lartë amerikan. Murphy argumenton se procesi i normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë shpesh të lë të kuptohet se po bëhet “një hap përpara dhe dy hapa prapa”.

“Tani për tani, pengesa më e madhe është këmbëngulja e qeverisë së Prishtinës për të vepruar në mënyrë të njëanshme. Ajo që ndodhi gjatë fundjavës ishte e papranueshme”, shprehet ai.

“Kurti e dinte saktësisht se çfarë do të ndodhte nëse do t’i dërgonte këta kryetarë komunash për të marrë në pronësi këto ndërtesa komunale. Ai e dinte se kjo do të shkatërronte dialogun, dhe e bëri gjithsesi”.

Muprhy shton se kryeministri aktual është një ish-aktivist studentor dhe i burgosur politik, i cili kundërshton kompromisin me Serbinë dhe la të kuptohet se SHBA-ja mund të fillojë të rimendojë ndihmën e saj të sigurisë për Prishtinën nëse nuk ka përparim.

Është ndryshe kur je organizator i jashtëm dhe ndryshe kur je  kryeministër i të gjithë vendit. Nëse qeveria në Prishtinë po kërkon të zgjidhë zënkat, ne duhet të marrim një vendim si Kongres nëse jemi plotësisht të gatshëm për këtë rrugë”, shprehet ai.

Top Channel