Rusia sulmon Kievin, mes të vdekur një vajzë 1 vjeçe! Ukraina, raketa drejt dy fshatrave ruse

02/06/2023 12:04

Të paktën tre të vdekur shkaktoi sulmi i trupave të Moskës në Kiev, mes viktimave është edhe një vajzë e vogël një vjeç.

Kryebashkiaku Vitali Klitcko shkroi në kanalin e tij në Telegram se “në lagjet Dniprovski dhe Desnjanski sipas të dhënave të mjekëve ka 14 të plagosur, nëntë prej të cilëve duhet të trajtohen në spital”.

Sipas të dhënave të administratës ushtarake kryeqyteti i Ukrainës u sulmua në orën 3:00 sipas orës lokale. Ndonëse predhat e lëshuara nga raketat e instaluara tokësore u goditën prej mbrojtjes kundërajrore, pjesët e tyre kanë shkaktuar viktima dhe dëme.

Dy fshatra në rajonin perëndimor të Rusisë, Bryansk, janë granatuar nga forcat ukrainase, por askush nuk u lëndua, tha guvernatori rajonal Alexander Bogomaz në një seri postimesh në aplikacionin e mesazheve Telegram të premten. Ukraina ndërkohë, duket se nuk po rri duarkryq.

Të dyja palët janë të angazhuara në taktika që synojnë dobësimin e aftësive ushtarake, teksa pritet të nisë një kundërofensive madhore ukrainase kundër pushtimit 15-mujor të Rusisë. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se i është dashur të zbrapsë tre sulme ndërkufitare të Ukrainës pranë qytetit Shebekino dhe e akuzoi Kievin për përdorimin e atyre që i përshkroi si “formacione terroriste”.

Ukraina megjithatë i hedh poshtë pretendimet se ushtria e saj është e përfshirë në këto inkursione në rajonin kufitar të Belgorodit të Rusisë, duke këmbëngulur se ato kryhen nga luftëtarë vullnetarë rusë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA