Miliarderi zotohet ‘të zhdukë krimin’ në Chicago duke injektuar miliona në zonat e varfra për reduktimin e vrasjeve (fotot)

02/06/2023 21:50

Qytetarët më të pasur në Chicago thonë se po ndërgjegjësohen për situatën e mjerë të qytetit teksa zotohen të investojnë miliona në zonat më të varfra për të shuar krizën e pakontrolluar të krimit.

Biznesmeni James Crown, i cili drejton Klubin Komercial të Chicago, thotë se i ka vënë vetes objektiv të bëjë Chicago ‘qytetin më të sigurtë më Amerikë.’

Biznesmeni që renditet i 34-rti më i pasur në SHBA sipas revistës Forbes me një pasuri prej $10.2 miliardë, kërkon të përdorë influencën e tij kombëtare dhe bashkëpunimin me të tjerë për të luftuar krimin në atë që njihet tashmë si “kryeqyteti i vrasjeve në SHBA”.

‘Historikisht Komiteti Civil nuk është përfshirë në çështjet e sigurisë publike”, tha dje Crown për rrjetin vendas Chicago Sun Times. “E di që jemi vonë për këtë bisedë, jemi vonë për të kuptuar disa gjëra, por ne kemi interesin tonë, duam të jemi të sigurtë, dua që punonjësit e mi të mund të shkojnë në punë, dua turistë që të vijnë në bizneset e mia”, tha ai.

Më shumë se 10,000 njerëz në Chicago do të punësohen në iniciativat e nisura sipas Croën, i cili thotë se do të mbledhë “miliona dollarë” bashkë me anëtarë të tjerë dhe së shpejti do të takohen me kryebashkiakun e ri Brandon Johnson në javët në vijim.

Komiteti parashikonte masa pë ngritjen e moralit të policisë së Chicago.

“Unë ju them se oficerët janë të lodhur duke shkuar nga një traumë te tjetra. Ata si gjithë të tjerët kërkojnë për zgjidhje”, tha një tjetër zyrtar i iniciativës për  Chicago Sun Times.

Njeriu më i pasur i shtetit të Illinois, qendra e të cilit është Chicago, Ken Griffin, vitin e shkuar u larguame bizneset e tij për t’u vendosur në Citadel dhe në Florida.

Babai i tre fmijëve me një pasuri prej $30 miliardë , gjithashtu akuzonte shkollat e Chicago për nxitje të ideologjive gjinore liberale te fëmijët e tij.

Kritikat e tij vinin në adresë të ish-kryebashkiakes së dështuar demokrate Lori Lightfoot të larguar muajin që shkoi.

Edhe kryebashkiaku i ri Johnson, habiti banorët duke i vënë fajin për varfërinë e krimin e qytetit, ‘bizneseve që nuk paguajnë taksa’.

Kjo nuk është hera e parë që bizneset i bëjnë ballë situatës së krimit në  Chicago teksa dhe në  2012, ish-kryebashkiaku Rahm Emanuel i kërkoi liderëve të biznesit të mblidhnin $50 milionë për të ndihmuar fëmijët e rrezikuar dhe reduktimin e krimi të dhunshëm për pesë vitet e ardhshme.

Ndërkohë më shumë se 8000 emigrantë kanë ardhur në Chicago prej gushtit, duke e kthyer qytetin në një nga pikat e depozitimi të emigrantëve nga jugu.

Në pamje të shpërndara së fundmi shiheshin stacione policie në Chicago të mbushur me emigrantë prej politikave liberale të administratës Biden, dhe pamundësisë për t’i strehuar në hotele.

Por teksa krimi e varfëria pushtonte qytetin, ish-kryebashkiakja demokrate Lori Ligtfoot promovonte çështje të tjera, si një konkurim karaoke dhe kërcim në rrugë gjatë një festivali.

Lightfoot nuk donte t’ia dinte për kritikat e reduktimit të buxhetit të policisë në 2021, çka soli largime masive nga forca e policisë dhe gjendje të mjerë të rendit në qytet.

Në këtë kohë të gjitha krimet janë shtuar në Chicago prej vitit 2022, duke përfshirë përdhunime, grabitje, rrahje e vjedhje./DailyMail/

FOTO GALERI
4/5
Ish-kryebashkiakja demokrate e Chicago

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA