Macron pritet me protesta në vizitën në bazën ajrore zjarrfikëse në jug të Fancës (fotot)

02/06/2023 18:43

Demonstrues kundër reformës së pensioneve në Francë pritën me trokitje tenxheresh e kapakësh presidentin Macron, që erdhi për të ndjekur një stërvitje anti-zjarre në pistën ajrore te Garons, në jug të vendit.

Në bazën ajrore të mbrojtjes civile Nimes-Garons, Macron ndoqi manovrat ajër-tokë në përgatitje të zjarreve të mundshme të verës pas shkatërrimeve të rënda që vendi pa vitin e kaluar.

Por demonstruesit dënuan sjelljen e presidentit teksa krerët e sindikatave thanë se nuk do të pranojnë ligje që u marrin punëtorëve ‘vitet më të mira të pensionit’.

Sekretari i sindikatës vendase Gilles Besson, tha: “Disa javë më parë vendosëm se nëse anëntarë qeverie ose presidenti vizitonte Gard, do t’i jepnim atij pritjen e duhur, prandaj jemi këtu sot.”

“Ne jemi më të vendosur se kurrë të kundërshtojmë këtë ligj këtë ligj të padrejtë që shton orët e punës me dy vjet, duke u marrë të punësuarve dy vitet më të mira të pensionit”.

“Kjo është e papranueshme prandaj ne do të veprojmë, do të demonstrojmë do te dalim në grevë derisa ligji të tërhiqet”.

Demonstruesja Ludivine Ruiz, tha se megjithë lodhjen e demonstratave lëvizja kundër reformës së pensioneve nuk do të heqë dorë.

“Ne jemi këtu me demonstrata në çdo vizitë të anëtarëve të qeverisë, por nuk do të heqim dorë pasi më të moshuarit tanë kanë luftuar për ne, dhe ne nga respekti për ta, nga respekti për të ardhmen dhe për dinjitetin tonë, nuk do të heqim dorë”, tha Ruiz.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA