Një grua ka mbetur e vdekur dhe tre fëmijë janë plagosur kur makina me të cilën po udhëtonin kaloi mbi një minë, raporton një zyrtar i rajonit verior të Kharkiv të Ukrainës.
Sipas Oleg Sinegubov, makina kishte “shpërthyer nga një mjet i panjohur shpërthyes” në lagjen Bogodukhiv rreth orës 12:00 të sotme.
Mësohet se një 37-vjeçare ka humbur jetën në vend. Sakaq, dy vajza të moshës 12 dhe 15 vjeçare dhe një djalë 12 vjeçar u plagosën rëndë dhe po luftojnë për jetën në spital, shtoi zoti Sinegubov.
“Theksoj edhe një herë se rreziku i minave në rajonin e Kharkiv mbetet shumë i lartë”- shkroi ai në Telegram, duke këshilluar tepër kujdes.
“Bëhuni sa më të kujdesshëm. Mos vizitoni pyjet, fushat, brezat pyjorë, buzë rrugëve, brigjet e ujit.”
Sinegubov u bëri thirrje udhëtarëve që të lëvizin me doemos në rrugë të asfaltuara dhe të mos prekin asnjë “objekt të dyshimtë”.
Top Channel