Droni inteligjent vret operatorin e tij në tokë gjatë testimit të makthit në SHBA (fotot)

02/06/2023 17:30

Një dron luftarak me inteligjencë artificiale, i programuar për të shkatërruar sisteme të mbrojtjes ajrore është ‘rebeluar’ ndaj komandave dhe ka vrarë operatorin e tij njerëzor ne toke, ka njoftuar një zyrtar i ushtrisë së SHBA për detajet drithëruese të testimit të simuluar.

Sipas kolonelit te forcave ajrore te SHBA kjo ndodhi pasi droni “kuptoi” se operatori po e pengonte në veprimet e tij të zjarrit.

Gjatë simulimit sistemi sulmues ishte ngarkuar me shkatërrimin e impjanteve raketore të armikut, dhe mbikqyrej nga një operator njerëzor që vendoste për veprimin final të sulmit.

Por sistemi me inteligjencë artificiale e kuptoi se operatori pengonte veprimet e tij dhe arritjen e qëllimit final, prandaj vendosi ta sulmonte personin.

Një detajim i incidentit që duket sikur del nga filmat fantastikë, u dha ne njekonference nga kolonel Tucker “Cinco” Hamilton, i njësisë së Inteligjencës Artificiale (AI) të forcave ajrore të SHBA.

Dronit i ishte caktuar misioni i shkatërrimit të sistemeve raketore tokë-ajër të armikut, por ai refuzoi të zbatonte urdhrin e ndalim-sulmimit të operatorit të tij njerëzor, pasi ishte programuar për shkatërrimin e sistemeve të tilla  prandaj vendosi se anullimi i sulmit “po ndërhynte” me misionin e tij parësor të eliminimit të sistemit, thuhet në koment.

“Në trajnim po kryhej simulimi dhe eliminimi i kërcënimeve, por rrjedhimsht operatori jep konfirmimin final duke thënë ‘po, vrite kërcënimin’. Pra ai vrau operatorin sepse personi po e ndalonte të realizonte objektivin e tij”.

Hamilton përcolli detaje të incidentit në njëkonferencë të nivelit të lartë të aeronautikës në Londër më 23-24 maj, sipas faqes së saj të internetit.

Ai tha se droni është stërvitur të mos vrasë njerëzit prandaj nisi të shkatërrojë kullat e komunikimit.

“Ne e kemi trajnuar sistemin të mos vrasë operatorin. Kështu që ai shkatërroi kullën e komunikimit me të cilën operatori i jep urdhrat e ndalimit të sulmit ndaj objektivit”.

Hamilton shtoi se po kryhen teste të sistemeve autonome të fluturimit si avionë robotë F-16 që mund të luftojnë nëajër. Ai përsëriste se nuk duhet shumë mbështetje të inteligjenca AI pasi mund të jetë e rrezikshme prej strategjive që ajo zgjedh për të realizuar objektivat e saj.

Shumë hedhin dyshime mbi vërtetësinë e incidentit pasi prova e vetme është fjala e kolonelit por interesi në media është bërë i madh.

Zëdhënsja e forcave ajrore SHBA, Ann Stefanek mohonte se ka ndodhur një simulim i tillë në një deklaratë për rrjetin Insider.

“Forcat ajrore nuk kanë kryer simulime të tilla me inteligjencë artificiale AI, pasi kërkohet nje përdorim etik i përgjegjshëm të saj. Ndoshta komentet e kolonelit janë nxjerrë nga konteksti ose janë fantazi”, tha Stefanek.

Por ushtria e SHBA ka nisur të përdorë inteligjencën artificiale për të drejtuar gjuajtësit F-16 në misione testimi e zbulimi.

Në 2020, një F-16 mundi një pilot të SHBA në një dyluftim në ajër të simuluar kompjuterik.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA