“City-Inter? Haaland e Lautaro në të njëjtin nivel! Zikaltrit kanë një avantazh”

02/06/2023 09:34

Jurgen Klismann po e pret me emocione finalen e Champions League: Manchester City-Inter.

Ish-sulmuesi i njohur gjerman, mbetet një tifoz i flaktë i zikaltërve italiane, pasi ka luajtur me Interin (1989-1992).

Emocionet po rriten dhe unë ndihem tamam si çdo tifoz zikaltër. Nuk e prisja Interin në finalen e Champions League, e them sinqerisht. Por është finale dhe gjithçka mund të ndodhë.

City ka një skuadër fenomenale, por Interi ka një avantazh. Pasi nuk ka asgjë për të humbur. Futbolli italian po reagon me krenari pas mungesës së Kombëtares në Botëror.

Haaland? Erling është një numër 9-sh përrallor, i pandalshëm. Mbrojtësit e Interit duhet ta përballojnë me guxim, nuk është e nevojshme të parkohet autobusi.

Mos të harrojmë që Interi ka Lautaro Martinez, i cili është pjekur shumë si futbollist. Ai nuk është më pak i mirë se Haaland. Argjentinasi është tani në nivelin e sulmuesve të mëdhenj”, theksoi trajneri i Koresë së Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA