Çështja e Manhatanit nuk është problemi i vetëm ligjor/ Tre hetime të tjera për Donald Trump, provat e vetme audio-regjistrimet

02/06/2023 19:50

Në listën e hetimeve ndaj ish-presidentit Donald Trump do të shtohen edhe tre të tjera, të cilat mund të përkeqësojnë problemet ligjore të tij.

Hetimet për ish-liderin amerikan po bëhen në lidhje me dokumentet e klasifikuara, ashtu edhe përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, duke kulmuar me sulmin e 6 janarit në Kapitol.

Një juri e madhe në Gjeorgji pritet të akuzojë Trump-in për përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatet zgjedhore të shtetit. Ndërkohë secila nga këto akuza mund të çojnë atë në burg. Prokurori i qarkut Fulton, Fani Willis ka një provë kryesore: regjistrim audio në të cilin Trump i kërkoi Sekretarit të Shtetit të Gjeorgjisë që të “gjente” gati 12,000 vota për të kthyer numrin e shtetit në favor të tij.

Çështja e dokumenteve të klasifikuara mund të jetë afër përfundimit. Në gusht, një kontroll i FBI-së në shtëpinë e Trump në Florida zbuloi më shumë se 100 dokumente të klasifikuara që supozohej të mbeteshin në posedim të qeverisë.  Edhe për këtë çështje prova e vetme është një regjistrim Trump-it duke diskutuar një dokument të ndjeshëm ushtarak që ai mbajti pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Hetimi tjetër federal është përqendruar në përpjekjet e Trump për të qëndruar në pushtet pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020. Gjithashtu në fokus do të mbetet edhe akuzat ndaj ish-presidentit, për nxitje dhune në protestat e 6 janarit të vitit 2021.

Pavarësisht situatës së krijuar, një gjyq ose dënimi me burg, nuk do ta ndalojnë domosdoshmërish Trump-in të kandidojë për president. Ai mund të mos gjykohet ose dënohet para zgjedhjeve të 2024. Ndërsa disa ekspertë ligjorë besojnë se ai mund të përpiqet të qeverisë edhe nga burgu, nëse fiton presidencën.

Trump është tashmë presidenti i pare që akuzohet për një krim. Prokurori i qarkut Manhattan e ka akuzuar atë për një skemë të paligjshme për të mbuluar skandalet e mundshme seksuale në vitin 2016. Muajin e kaluar, Trumpi u bë përgjegjës në një çështje civile për 5 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA