Të paktën tre fëmijë shkolle janë plagosur në një sulm të tmerrshëm me thikë sot në Suedi jashtë institucionit.
Nxënësit janë dërguar në spital pas sulmit ende të paqartë në shkollën në Eskilstuna, në perëndim të kryeqytetit Stokholm, ku raportohet se ishin perfshire shume te rinj.
Incidenti ndodhi pak as orës lokale 13.00 teksa patrulla të shumta policie dhe ambulanca shiheshin të vërshonin drejt zonës Munktellarenan.
Një operacion i gjerë policie ka nisur në zona pasi autori raportohet se është në arrati, sipas mediave lokale.
Raportimet thonin fillimisht se sulmi ndodhi në shkollë por zyrtarët qartësuan se nxënës të shkollës ishin përfshirë por në një vend tjetër pranë saj.
Policia po kërkonte për një ose më shumë të dyshuarit me dronë dhe patrulla me qen.
Zëdhënësi i policisë Dennis Strömberg Johansson tha: “Për momentin disa patrulla policie po kontrollojnë në Munktellarenan, që supozohet të jetë skena e krimit. Sulmi duhet të ketë të paktën një motiv, aktualisht e kemi klasifikuar si tentativë vrasjeje”.
Ai shtonte se tre persona janë dërguar në spital por nuk ka ende informacione për plagët e tyre.
Zyrtari tha më tej për rrjeti TV4 Nyheterna: “Një krim i rëndë ka ndodhur por nuk kishte të shtëna armësh, është përdorur një lloj objekti i mprehtë. Për momentin dimë shumë pak”.
Një dëshmitar i quajtur Fredrik tha për rrjetin Aftonbladet se kishte parë të gjithë konfliktin nga dritarja.
Ai tha: “Ishte si një larje hesapesh, ata po luftonin me njëri-tjetrin. Ishin shumë, me shume se 20 vetë që luftonin me njëri-tjetrin. Dy prej tyre u goditën rëndë me thikë”.
Top Channel