Analisti Artur Zheji i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story ka treguar disa prej detajeve në veri të Kosovës.
Zheji: Mua më vrau veshin ajo që tha që e folura e Kurtit iu duk Shqipërimit si Lavrovi, aq më tepër kur vjen nga Presheva e martirizuar. E folura e Kurtit me Lavrovin janë diametralisht të kundërt, as edhe për shaka nuk do t’i krahasoja. Të iki përtej kësaj, janë disa të dhëna që shoh shumë debate por nuk dalin në skenë. Nga Mitrovica forcërisht në vitin 2000 janë larguar 12 mijë shqiptarë. Është bërë një spastrim etnik, real, përtej Urës së Ibrit, unë kam shkuar në 99 në Mitrovicë, nuk më kanë lënë të kaloj Urën e Ibrit i shoqëruar nga francezë. Askush nuk ka folur për këtë dhe qeveritë e mëpasshme të Kosovës me nuanca të shpërqendruara për të mos thënë korruptive ndonjëherë s’kanë pas plane për t’i rikthyer këta në banesat e tyre, në tokat e tyre.
Top Channel