Ka pasur raportime për bombardime në rajonin Belgorod të Rusisë, në kufirin me Ukrainën.
“Granatimet e pandërprera” goditën qytetin Shebekino, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke plagosur tetë persona, thotë guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov në një postim në Telegram.
Ai tha se nuk ka viktima të raportuara, ndërsa shtoi se civilët do të evakuohen kur të përfundojë bombardimi.
Rajoni i Belgorod kufizohet me rajonin Kharkiv të Ukrainës.
Gladkov fajësoi forcat e armatosura të Ukrainës për bombardimet dhe gjithashtu paralajmëroi banorët për thirrje të rreme evakuimi në mediat sociale – Ukraina nuk i është përgjigjur pretendimeve.
Kjo është hera e katërt gjatë kësaj jave, qytetet ukrainase i nënshtrohen sulmeve me raketa dhe dron – 17 ditë në maj kanë përfshirë sulme të tilla.
Në periferinë lindore të Kievit të paktën tre persona janë vrarë – njëri prej tyre mendohet të ketë qenë fëmijë.
Zyrtarët thonë se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë qenë efektive në rrëzimin e dronëve ose raketave.
Top Channel