Skandali me gjyqtarin e caktuar për finalen e Championsit, UEFA gati ta zëvendësojë

01/06/2023 21:41

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më 10 qershor, në Stamboll.

“Bilbili” polak, sipas lajmit të publikuar nga “Repubblica”, “ka shumë mundësi që të zëvendësohet pasi ka marrë pjesë në demonstratën e një partie të ekstremit të djathtë, e njohur për pozicionet e saj ksenofobike, homofobike, raciste dhe anti-hebreje”.

Në orët e ardhshme pritet të ketë përditësime të këtij lajmi, me UEFA-n që ka hapur një hetim për këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA