Në samitin që po mbahet në Moldavi, vijojnë bisedimet e ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku e pranishme është edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe diplomatë të tjerë.

Rama shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë“-shkruan Rama.

Top Channel