Përleshje të protestuesve me policinë në Senegal pas dënimit me burg të liderit të opozitës (fotot)

01/06/2023 19:05

Përplasje të ashpra shpërthyen sot në kryeqytetin senegalez Dakar pas dënimit me dy vjet burg të një liderin opozitar me akuza “korruptim të të rinjve” pas rënies së akuzave për kërcënim e përdhunim.

Gjykata vendase dënoi kryeopozitarin Ousmane Sonko, ish-kandidat i zgjedhjeve presidenciale të 2024 si dhe bashkëpunëtoren e tij Ndeye Khady Ndiaye, pronare e një salloni bukurie, për abuzim ndaj një punonjëseje.

Çështja gjyqësore dy-vjeçare ka përcarë vendin relativisht të qetë afrikano-perëndimor teksa mbështetësit e Sonko akuzojnë qeverine për ‘arrestime politike’.

Dënimi i 48 vjeçarit Sonko, e parandalon atë të kandidojë në zgjedhjet e vitit që vjen.

Sonko nuk ishte në gjykatë për dhënien e dënimit, por supozohet se është në shtëpinë e tij në Dakar i rrethuar dhe izoluar nga forcat e sigurisë, pas një urdhri të gjykatës në fundjavë.

Ai përballej gjithashtu me akuza përdhunimi të një punonjëseje 23 vjeçare të sallonit por kjo u hodh postë nga gjykata, e cila e dënoi për shkeljen më të vogël të “nxitjes së shthurjes së një personi nën moshën 21 vjeçare”.

Gjykata nuk ka vendosur nëse ai do të arrestohet por opozita, mbeshtetesit dhe avokatët e tij thonë se qëllimi i vetëm është ndalimi i kandidimit në zgjedhjet presidenciale të vitit që vjen.

FOTO GALERI
1/5
Përplasje të ashpra shpërthyen sot në kryeqytetin senegalez Dakar pas dënimit me dy vjet burg të një liderin opozitar me akuza “korruptim të të rinjve”

Top Channel