“Kosova investim amerikan”/ Spahiu bën analizën e përplasjes së Kurtit me SHBA: Çfarë do të ndodhë nëse tërhiqet nesër?

01/06/2023 22:43

Juristi Kreshnik Spahiu deklaron se pavarësisht mosdakordësive të faktorit ndërkombëtar me vendimin e Kurtit sa i përket situatës së krijuar në Veri, SHBA nuk është e gatshme të heqin dorë nga investimi i tyre 3 dekadash në Ballkan: Kosova.

I ftuar në “Top Story”, Spahiu tha se Albin Kurti kishte të drejtë me qëndrimin që mbajti, por gaboi në qëndrimin me Amerikën. Por a duhej të konfrontohej me garantin e sovranitetit të shqiptarëve për këtë të drejtë, përgjigja sipas analistit është jo.

Spahiu thotë se “shuplaka” që i dhanë amerikanët Kosovës ishte kronikë e ngjarjeve të paralajmëruara. Megjithatë për të gjithë ata që i frikësohen qëndrimit të Albin Kurtit, juristi shtron një pyetje: Çfarë do të ndodhte nëse ai do të tërhiqej nga e gjithë kjo?

“Kosovë është një investim amerikan dhe amerikanët nuk mund të heqin dorë nga investimi i tyre prej 3 dekadash në Ballkan.

Padyshim që investimi ka qenë suigeneris për shqiptarët si një popull proamerikan, sepse këtë që bënë për ne nuk e bënë as kur filloi lufta në Kroaci, as në Bosnje ect. Por t’i kthehemi çështjes së veriut.

A kishte të drejtë Albin Kurti? S’ka shqiptarë që të thotë jo. Por a mundej që këtë motiv t’ia jepte garantit të sovranitetit të shqiptarëve, Amerikës? Nuk mundet që të drejtën tënde për sovranitet t’ia japësh dorzanësit të kësaj marrëdhënie juridike.

Tani, a ishte kjo që ndodhi një rrufe në qiell të hapur apo kronikë e ngjarjeve të paralajmëruara: krisjet e Albin Kurtit dhe LVV me SHBA-të?

Unë nuk mendoj se ishte thjesht problemi i futjes së policisë së Kosovës në veri. Ky veprim legjitimon të gjithë këto sanksione, duke filluar me përjashtimin e Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender 23”, me pezullimin e mosnjohjeve të legjitimitetit të shtetit të Kosovës; së treti, mospritjen e zyrtarëve të shtetit të Kosovës në SHBA. Dhe së katërti, u njoh si përfaqësues i Kosovës në bisedime Vjosa Osmani, çka nënkupton një lloj përjashtimi të Albin Kurti nga bisedimet.

Tani të gjithë themi që kishte dhe vërtetë ka të drejtë Albin Kurti në qëndrimin e ruajtur. Ai ka pasur të drejtë edhe për konfliktin e targave, por në fund ç’ndodhi? U tërhoq nga kjo përplasje. Dhe ku fillon analiza politike dhe juridike për këdo që i frikësohet sot më shumë Albinit se Kosovës. Çfarë do të ndodhë nëse Albini heq dorë nga gjithë këto pasoja. Pra mund të ndodhë që javën tjetër Albini të tërheq policinë, kryetarët e zgjedhur të komunave, lejon zyrtarët serb të futen në këto komuna dhe shpallë zgjedhjet e parakohshme. Çfarë do të ndodhë?”- përfundon Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA