Guida nepaleze shpëton si rallëherë alpinistin në ‘zonën e vdekjes’ së Everest (foto-video)

01/06/2023 17:31
Guidat nepaleze Sherpa mbajne me radhe alpinistin e plagosur ne rrugen e kthimit

Një alpinist malajzian ka mbijetuar si rrallëherë i varur në litarët e tij në thepat e Himalajeve kur një guidë alpine nga Nepali e ngriti atë drejt shpëtimit në një event të rrallë të lartësive.

30 vjeçari Gelje Sherpa, i cili ishte guida e klientit të tij kinez drejt majës 8,849-metra të lartë më 18 maj, kishte pikasur alpinistin malajzian të bllokuar në atë që njihet si “zona e vdekjes”, ku temperaturat arrijnë deri në -30C, shkruajnë mediat vendase.

Gelje kishte ngritur alpinistin e varur për gati 600 metra në nivelin e Ballkonit të Col, në një shpëtim që zgjati rreth gjashtë orë, të cilit iu bashkua më pas dhe guida tjetër vendase Nima Tashi Sherpa.

Gelje tha: “Më pas e mbështollëm alpinistin me një krevat portativ dhe e tërhoqën në dëborë ose e mbanim me radhë në kurriz, në rrugën drejt kampit.”

Më tej një helikopter me një litar të gjatë e kishte marrë të plagosurin nga lartësia 7,162 ku ndodhet kampi më i lartë të alinistëve.

“Ishte një oeprqacion i rrallë, është thuajse e pamundur të shpëtohesh nga ajo lartësi”, tha zyrtari vendas i turizmit Bigyan Koirala.

Gelje i kishte kërkuar klientit të tij të hiqte dorë nga ngjitja në mënyrë që të ndihmonin alpinistin e gjetur. “Të shpëtosh jetën e dikujt është shumë më e rëndësishme sesa të lutesh në manastir”, tha budisti i devotshëm Gelje, sipas të përditshmes britanike The Guardian.

Zyrtaret e guidave apline të Himalajeve nuk dëshironin të identifikonin alpinistin e shpëtuar nga vështirësia, por thanë vetëm se në fundjavë ai kishte marrë avionin drejt Malajzisë.

Nepali ka lëshuar një numër rekord prej 478 lejesh për ngjitjen e majës Everest për sezonin e ngjitjes së këtij viti që zgjat nga marsi deri në maj.

Deri tanit paktën 12 alpinistë kanë humbur jetën, që është numri më i lartë në tetë vjet, ndërsa pesë rezultojnë të humbur, sipas The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
30 vjeçari Gelje Sherpa, i cili ishte guida e klientit të tij kinez drejt majës 8,849-metra të lartë më 18 maj, kishte pikasur alpinistin malajzian të bllokuar në atë që njihet si “zona e vdekjes”

Top Channel