Fshati i harruar pranë Korçës/ Në Qatrom të rinjtë i ikën baltës, të moshuarit shesin bagëtitë

01/06/2023 19:50

Qatromi është një fshat vetëm 4 kilometra larg Korçës por ashtu si në shumë fshatra të vendit braktisja është e dyfishtë. 

Mungesa për një kohë të gjatë e investimeve ka bërë që vit pas viti banorët të lënë fshatin dhe të largohen kryesisht në Tiranë apo në emigracion.

Ata pak banorë që kanë mbetur merren më së shumti me blegtori dhe pemëtari  por braktisja nga të rinjtë të cilët preferojnë t’i ikin rrugëve me pluhur dhe baltë të fshatit për të shkuar drejt zonave urbane po i frenon edhe këto dy sektorë.

Banorët tregojnë se thuajse çdo familje është marrë me rritjen e lopëve por tani hauret ngjitur shtëpive janë bosh.

Edhe pse për të moshuarit jetesa në fshat do të thotë që të jenë larg fëmijëve të tyre këta të fundit nuk e braktisin kurse të rinjtë përpiqen që pasi braktisin fshatin të integrohen ne qytetet e mëdha apo në shtete të tjera sepse me punën e bujqësisë dhe blegtorisë nuk shohin asnjë perspektive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA