Analisti Artur Zheji ka deklaruar se udhëheqësit dhe përfaqësuesi evropian, Macron, Scholz dhe Borrell, po miklojnë me Vjosa Osmanin me qëllim që të nxjerrin jashtë loje Albin Kurtin, pasi për ta është i pakontrollueshëm.

I ftuar në “Top Story”, Zheji tha se “paketa kushtetuese i jep Osmanit 15 tagre të politikës së jashtme”, duke e kthyer atë një një aktore të dorës së parë në këtë fushë. Këtu fillon edhe intriga.

Sipas analistit, evropianët po e përdorin Vjosën, pasi “qeveria Kurti bie nëse lista e Vjosës del nga koalicioni”.

“Macron çfarë bëri, sepse do të jetë aktor ai, dhe mirë bën për vendin e tij. Panë që ndërmjet Kurtit dhe Vjosa Osmanit mund të hyje në mes, dhe kanë hyrë në mes. Unë u interesova dje për të kuptuar nëse Vjosa ishte kukull, ashtu sikurse është kukull Presidenti këtu te ne? Jo.

Paketa kushtetuese i jep asaj 15 tagre të politikës së jashtme. Pra është aktore e dorës së parë në politikën e jashtme. Unë mendoj se po e përdorin sepse qeveria Kurti bie nëse lista e Vjosës del nga koalicioni. Këtu fillon edhe intriga.

Këtu ka shumë mundësi që duke e mikluar këtë zonjë, sepse siç e sheh ka kancelarin gjerman aty, ka Borrellin, ka Macron… në një moment të caktuar këtu asaj është duke iu thënë me fjalë të mëndafshëta: A mund ta tradhëtosh Kurtin ti sepse ky është i pakontrollueshëm? Kurse ti je një supervajzë, je një superpresidente etj. etj.

Kjo është linja evropiane, kjo është Evropa. Ndërkohë, amerikanët kanë çuar trupa.

Në Bratislavë, e mikloi Macroni Vjosën dje. Në Moldavi qenka bërë fejesa e madhe sot”- tha Zheji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA