Demokrati Lulzim Basha është shprehur aspak i penduar për vendimin e 9 shtatorit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Nga takimi i zhvilluar sot me të rinjtë në Vlorë, Basha dhe se nuk ka arsye për t’u kthyer mbrapa e madje sipas tij vendimi duhet të ishte marrë më herët për t’i çliruar demokratët siç tha ai.

Nuk ka asnjë asye për t’u kthyer mbrapa, duke përfshirë këtu edhe vendimin e 9 shtatorit. Prandaj, sa më shumë kohë kalon aq më i bindur jam që vendimi i 9 shtatorit ishte vendimi më i drejt, madje mund të them që nëse ka diçka që mund të korrigjoja, është që ky vendim të ishte marrë edhe më herët, për t’i çliruar demokratët edhe nga pesha e rëndë e të kaluarës”-tha Basha nga Vlora.

Për akuzat e Berishës ndaj tij, Basha shprehu keqardhje.

Kam ndjerë dhimbje kur akuzat e Ramës i dëgjoja nga goja e atij që më ka qëndruar në krah”-tha Basha.

Top Channel